Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri mban sot konferencë për medie.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se konferencë për medie do të mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës, në ora 13:15, përcjell Demokracia.com.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.
Kjo ishte iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të themelojë komisionin për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës./Demokracia.com/