Lajme
Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, Halimi: Goditje e ulët e hakmarrje politike
Demokracia
16:09 | 03 Tetor 2022

Share:

Pas mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka reaguar edhe zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi. 

Ajo ka e ka qujatur këtë goditje e ulët e hakmarrje politike, shkruan Demokracia.com.

“Në këtë kohë inflacioni enorm e rritje çmimesh në gjithçka, kur familjet tona ballafaqohen me problemet e mbijetesës, sa lehtësisht e me sa krenari dalin në konferenca për medie për të kumtuar lajmin se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit. Kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj qytetarëve tanë, e shprehur me kaq lehtësi, nuk ka sesi të emërohet ndryshe veçse goditje e ultë e hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre.”, ka thënë Halimi.

Të ngjashme