Lajme
Moscertifikimi i listave zgjedhore, PZAP-i fillon publikimin e vendimeve për ankesat
Demokracia
15:17 | 26 Janar 2021

Share:

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PZAP ka publikuar vendimin sa i përket ankesës të bërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), ku thuhet se ka refuzuar pjesërisht apelet e kësaj partie.

PZAP është duke vazhduar me publikimin e vendimeve, ku pas pak pritet të bëhet e ditur se si është vendosur për ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve tjera që kanë bërë ankesa.

KQZ javën e kaluar nuk ka certifikuar listat e gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e LVV-së, AAK-së dhe Nismës.

KQZ kishte njoftuar se këto lista nuk po certifikohen për shkak që sipas listës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, disa prej kandidatëve kanë dënime në tri vitet e fundit. /Demokracia.com/

Për të lexuar vendimin klikoni në këtë LINK: https: 1611669699728281 (1)

 

Të ngjashme