Lajme
Moscertifikimi i 47 kandidatëve për deputet, Hoti: Personat e dënuar nuk duhet të bartin poste shtetërore
Demokracia
21:25 | 21 Janar 2021

Share:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se personat e dënuar për cilëndo vepër penale nuk duhet të bartin pozita shtetërore.

Kështu deklaroi ai në emisionin “Rubikon”, ku mes tjerash theksoi se sipas tij, Lëvizja Vetëvendosja po mundohet ta bëjë kauzë edhe në këtë rast, raporton Demokracia.com

“Personat e dënuar për vepra penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror. Të paktën kështu mendoj unë” ”, tha Hoti.

Hoti mes tjerash ka konfirmuar se kandidati i LDK-së që nuk u certifikua është, Xhavit Ukaj.

Hoti tha se emri i këtij të fundit është zëvendëduar me një tjetër, por nuk ka treguar se për kë bëhet fjalë./Demokracia.com

 

Të ngjashme