ShowBiz
“Mos u ktheni kurrë me ish-in”, Ardian Bujupi ironizon me Cristiano Ronaldon
Demokracia
16:11 | 14 Nëntor 2022

Share:

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo së fundmi ka dhënë një intervistë për gazetarin Piers Morgan, që mori vëmendje të madhe me deklaratat që bëri.

Ndër tjera, 37-vjeçar ka sulmuar edhe klubin e tij aktual Manchester United përfshirë trajnerin Erik Ten Hag.

Në United, Ronaldo u rikthye në vitin 2021, por shkëlqimi i tij në këtë klub ishte në periudhat e vitit 2003-2007.

Pas zhgënjimit të futbollisti shprehu në intervistën e fundit, krahas reagimeve të shumta, me situatën e tij ka ironizuar edhe këngëtari shqiptar, Adrian Bujupi.

Ai ka bërë një postim në Instastory, teksa shkruan: “Për këtë arsye mos u ktheheni asnjëherë tek ish-i”.

Ndryshe, kujtojmë që Ardiani mbetet i pranishëm në skenën e muzikës me projekte dhe koncertet.

Kënga e tij e fundit “Benzin” erdhi në bashkëpunim me reperin Fero47.

Të ngjashme