Lajme
“Mos ma përmend Hotin se po flasim për njerëz serioz”, si ndodhi që Kurti nuk mbërriti ta përsëriste as suksesin e Hotit
Demokracia
20:06 | 23 Maj 2022

Share:

“Mos ma përmend Hotin se po flasim për njerëz serioz”, këto ishin fjalët e deputetit të VV-së Dimal Bashës për ish- kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotit, njeriut që arriti të futët në Shtëpinë e Bardhë. E këtë gjë s’po mund ta bëjë lideri i tij Albin Kurti.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti nuk po mbërrin ta përsëris suksesin që dikur kishte ish kryeministri Hoti i cili mbajti takime të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij në SHBA.

Kurti ka më shumë se tri javë në Amerikë dhe nuk është ftuar në Shtëpinë e Bardh.

E para se të shkonte Kurti në Amerikë, deputeti Dimal Basha kishte thënë se Kurti do të jetë shqiptari më i madh që futet në Shtëpinë e Bardhë.

“Kush është futur deri tani në Shtëpi të Bardhë. Ka qenë ndoshta Fan Noli. Ndoshta edhe Faik Konica. Mos ma përmend Avdullah Hotin se po flasim për njerëz seriozë. Njeri më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”, ka thënë ai.

Të ngjashme