Sport
“Mos ja paso topin, po luan kundër nesh”, Vinicius flet për herë të parë me incidentin me Benzema
Demokracia
22:36 | 06 Korrik 2022

Share:

Në vitin 2020, kamerat kapën bisedën në tunel të Karim Benzemas me Ferland Mendy, në të cilën sulmuesi i Real Madrid mund të dëgjohej duke thënë: “Mos ja jepni topin Vinicius, ai po luan kundër nesh”.

Vite më vonë, braziliani më në fund shpjegoi se cili ishte problemi.

“Më thirri pas kësaj dhe më tha: “Ti e di që më pëlqen. Ato fjalë ishin të gabuara”.

Vini foli për marrëdhënien e tij aktuale me Benzeman: “Ai ma ktheu dashurinë. Ai ishte lojtari që ndoqa. Unë jam një tifoz i madh dhe është e pabesueshme të jem në gjendje të luaj me të sot.

Ai më futi në pesëshen e tij më të mirë në botë, kështu që jam shumë i lumtur”.

Të ngjashme