Lajme
Mos ia mësyni Merdares e Dheut të Bardhë, kaq kilometra ka shkuar kolona
Demokracia
15:47 | 24 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Në pikun e ardhjes së mërgimtarëve, pritjet për në hyrje të Kosovës janë deri në 2 orë në pikat kufitare me Serbinë.

Bazuar në të dhënat e fundit të përditësuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës, pikëkalimet kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë janë më të ngarkuarat me pritje për të hyrë në Kosovë.

Në Merdare, kolonat shkojnë nga 800 metra deri në 1 kilometër derisa pritjet për të kaluar kufirin shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.

Po ashtu edhe tek pikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 2 orë derisa kolonat shkojnë nga 400-450 metra.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Maltretimi që po ua bën Qeveria Kurti mërgimtarëve me sigurimin e veturave

Të ngjashme