Lajme
“Mos i votoni partnerët e VV-së, janë miq të Vuçiqit”- Gërvalla dikur i bënte thirrje mërgatës të mos e dëgjojnë Kurtin
Demokracia
15:08 | 13 Shkurt 2024

Share:

Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila kryeministër e ka kreun e VV-së, Albin Kurtin, një një postim të para pesë vitesh kërkonte me doemos nga shqiptarët në Gjermani që të mos e dëgjojnë thirrjen e atëhershme të VV-së për ta votuar partinë “Die Linke” në zgjedhjet gjermane.

Kryediplomatja kosovare atëbotë ishte në tabore të kundërta me partinë e cila sot ndodhet në pushtet dhe e shihte si shumë të rëndësishme që t’u drejtohej shqiptarëve në Gjermani në lidhje me mbështetjen e të majtëve nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni ke t’jua marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”, shprehej ajo në Facebook më 23 shtator 2017.

Më tej, Gërvalla shkruante: “Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.”

Ajo më pas thoshte se partnerët e VV-së në Gjermani takoheshin me Millosheviqit dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman.

Vetëm pesë vite më pas, Gërvalla tani i shërben liderit të Vetëvendosjes në qeveri, ndërsa kishte garuar në listën e saj me numrin tetë në fletën zgjedhore.

Të ngjashme