ShowBiz
“Mos e kanë dhënë Mitrovicën e Veriut”, Lumbardhi i shqetësuar pasi nuk e kupton çfarë nënkupton RMV
Demokracia
22:03 | 10 Janar 2024

Share:

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardhi shprehu shqetësimin e tij për akronimin RMV në shishe plastike të ujit.

RMV që nënkupton Republikën e Maqedonisë së Veriut, e bënte atë të dyshonte se mos këto tri shkronja kishin të bënin me rajonin verior të Kosovës.

Po shkruan RMV në shishe, mos do të thotë kjo Republika e Mitrovicës së Veriut, mos e kemi dhënë veriun”, tha Lumbardhi.

Ai edhe kërkoi edhe një sqarim në dhomën  e rrëfimit për kuptimin e ankronimit RMV.

Por, Adri në fund ia qëlloi që bëhet fjalë për shtetin fqinjë.

 

 

Të ngjashme