Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se draft-statuti i Asociacionit është pranuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka përmendur rreziqet që i kanoset Kosovës nga një dokument i tillë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar drafti krijon autonomi politike-territoriale serbe në Kosovë.
“Mos e harroni Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që e ka hartuar BE-ja, i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe kjo e ka pranuar. “Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, ka thënë sot zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Nëse zbatohet, ky dokument krijon autonomi politike-territoriale serbe në Kosovë – jo thjesht Asociacion komunash – në kundërshtim me rendin aktual kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.