Lajme
“Mos bëni hajgare me Haxhi Avdylin”, gazetari thotë se deputetin e Guxo-s nuk e bëjnë Ministër
Demokracia
12:07 | 08 Tetor 2022

Share:

Sa herë që u krijua vakum në pozitën e kreut të Ministrisë së Shëndetësisë u përhapnin zëra që atë do të mund ta plotësojë deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli.

Tashmë kur edhe Rifat Latifi dha dorëheqje nga kjo Ministri, oreksin e Avdylit për të parin e shëndetësisë e konkretizoi shefja e tij e partisë, Donika Gërvalla.

Ajo tha se Avdyli është kandidat i shkëlqyer për t’i shërbyer këtij institucioni me probleme të mëdha, derisa tha se këtë propozim do t’ia shpalosë edhe shefit të saj në ekzekutiv, Albin Kurti.

“Mua, Haxhi Avdyli më duket se është kandidati më i mirë i mundshëm”, tha Gërvalla në televizionin publik.

Por, këtë propozim të Gërvallës po e sheh si jo fort serioz gazetari Bujar Vitija. Ai tha se Guxo e di që ai nuk bëhet ministër, prandaj po e propozojnë.

“Me t’u dhimt Haxhi Avdyli. Ky është tentimi i tij i tretë mu bo ministër. Partia e tij e din që s’bohet ama po e tallin. Po i thojnë kena me t’propozu. Mos boni hajgare me njeri”, ka shkruar Vitija.

Të ngjashme