Sport
Morina: Ndeshja ishte siç e kam paraparë, një Dritë që është superfuqi në Kosovë, lojtarët po e djerësitin fanellën me nderë
Demokracia
19:44 | 28 Gusht 2022

Share:

Ferizaj ka arkëtuar një pikë në ndeshjen e vështirë kundër Dritës së Gjilanit.

Ekipi i inkuadruar këtë edicion në elitë e që po drejtohet nga trajneri Arbnor Morina barazoi 1:1 me nënkampionen e Kosovës në shtëpi, shkruan Demokracia.com.

Morina pas ndeshjes tha se ndeshja ishte ashtu siç ai e ka paraparë, duke vlerësuar kundërshtarin, por edhe futbollistët e tij që tha se po e djerësitin fanellën me nderë.

“Ndeshja ka qenë ashtu siç e kam paraparë. Një Dritë që është superfuqi në futbollin e Kosovës, që ka shumë lojtarë cilësorë. Është shndërruar në klub stabil falë dy kryetarëve që ka. Është kënaqësi të luash ndaj Dritës. Ka disa momente që vjen nervozizmi. Një Dritë që ka poseduar topin, ka pasur aksione mirë të ndërtuara. Një Dritë që në pjesën e dytë e morëm përpara. E kemi shënuar golin. E shënuam edhe golin e dytë që VAR-i paska tregu që është pozitë jashtë loje. Çdo rezultat që nuk është humbje ndaj një ekipi të konsoliduar është për lëvdatë. Djemtë po e djersitin fanellën me nder”, tha Morina për ArtSport./Demokracia.com/

Të ngjashme