Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka reaguar pas barazimit të sotëm ndaj Gjilanit.
Në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, Arbëria ndali Gjilanin si mysafire me rezultat 1:1, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes, Morina u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.
“Jam i kënaqur me djelmoshat sepse nuk po dorëzohen dhe po luajnë futboll të bukur”, tha Morina në “Art Sport”.
“Ka qenë një ndeshje e mirë dhe me ritëm të lartë”, tregoi ai.
“Gjilani ka futbollistë më të mirë se ne dhe rezultati për ne është me shumë rëndësi”, shtoi Arbnor Morina. /Demokracia.com