Sport
Morina i zhgënjyer: Asgjë sot nuk shkoi si duhet, çdo gjë ishte gabim
Demokracia
16:04 | 11 Mars 2021

Share:

Arbëria ka pësuar një humbje deklasuese sot nga Ballkani duke u mposhtur me rezultat 6:2, shkruan  Demokracia.com.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, pas ndeshjes është parë shumë i dëshpëruar derisa ka thënë se sot asgjë nuk shkoi si duhet.

“E kemi bërë rreshtimin me lojtarë që kemi pasur, por po shihet se mungesat që po kemi janë shumë të mëdha. Kjo është dekurajuese çka po ndodhë. Ne po planifikojmë diçka tjetër, kurse po luajmë diçka tjetër. Mungesa e stadiumit nuk ka të bëjë. Çdo gjë ka qenë gabim. Asgjë nuk ka shkuar, prej meje e deri te djemtë brenda. Nuk është justifikim që se kemi fushën tonë. Jemi në Superligë dhe duhet me luftu deri në momentin e fundit”, tha Morina për “Art Sport”.

Arbëria mbetet në pozitën e tetë të renditjes tabelore me 26 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme