Sport
Morina: Futbolli ka ngritje, por elementet përcjellëse për një rritje më të shpejtë mungojnë
Demokracia
13:23 | 29 Korrik 2022

Share:

Nëse në të kaluarën shumë talente të futbollit tonë nuk kanë arritur të shpërthejnë dhe janë shuar duke mos pasur mundësi t‘i jepet shansi për ta treguar vetën edhe jashtë, tashmë rrethanat në futbollin tonë kanë ndryshuar krejtësisht, shkruan Demokracia.com.

Padyshim kulmi është sivjet kur dy futbollistë drejtpërdrejt nga kampionati vendor transferohet në kampionate shumë të forta.

I pari ishte Valmir Veliu që iu bashkua skuadrës Gazientepe në Superligën e Turqisë nga Llapi, ndërsa së fundmi është Arbnor Muja që nga Drita iu bashkua skuadrës së madhe Belge, Antwerp. Për trajnerin e mirënjohur Arbnor Morina, futbolli unë ka rritje por me një punë më të madhe mund të arrijmë edhe më shumë se kaq.

“Futbolli ynë ka ngritje të cilësisë nga viti në vit, por elementet përcjellëse për një rritje më të shpejtë mungojnë. Duke filluar nga fushat stërvitore apostafat për kategori të reja, sistemi i ushqimit të përforcuar për sportist, avancimi i mjekësisë sportive, me theks të kategoritë e reja, specializimi në klube të mëdha për trajner të cilët punojnë me të rinjtë, psikologët të cilët do t’ju ndihmonin lojtarëve të ri tejkalimin e fazës së pjekurisë etj. E gjithë kjo që në rritje të jenë të gatshëm për sfidat në ekipin e seniorëve”, ka thënë fillimisht Morina për Demokracia.com.

Sipas Morina, Muja duhet të jetë një shembull për të gjithë.

“Arbnori është shembull i një djaloshi të përkushtuar dhe të përulur, i cili me punë dhe angazhim e ka pasuruar talentin e tij dhe tani po shpërblehet ashtu si është më së miri. I dëshiroj shëndet dhe të realizojë të gjitha aspiratat për karrierën e tij. Për futbollistët e ri kjo duhet të jetë edhe një shtytje të punojnë e të përmirësohen dhe të provojnë fatin në futbollin Evropian”, ka përfunduar Arbnor Morina. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025