Lajme
Mori ryshfet nga familjarët e të burgosurve, arrestohet një zyrtar në Burgun e Dubravës
Demokracia
08:53 | 01 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një mbikëqyrës të lartë në Burgun e Dubravës, pasi që i njëjti dyshohet se ka marrë para nga familjarët e të burgosurve, për tu kryer favore të caktuara.

Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari kishte marrë ryshfet rreth 1880 euro.

KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR & MARRJE E RYSHFETIT/Qendra Korrektuese, Istog 2022 – 2023. Me 30.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar në QK Dubravë (mbikëqyrës i lartë) nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke marrë ryshfet (rreth 1880 €)  nga të burgosurit përmes familjarëve të tyre, për t’ju krijuar favore të caktuara. Njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe Gjykatën Themelore në Pejë  kanë bastisur shtëpinë dhe objekte tjera pronë e të dyshuarit, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është ende në proces hetimi./Demokracia.com

Të ngjashme