Lajme
Mori paratë e huaja nga bankomati në Pejë, Policia publikon fotografitë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim për ta gjetur
Demokracia
11:15 | 01 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast të ndodhur në Pejë ku edhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur një person të dyshimtë.

Me datën 26.05.2022, në stacionin policor në Pejë, ankuesi ka raportuar se me datë 12.04.2022, kishte tentuar të bëjë tërheqjen e parave nga bankomati i një banke në rrugën “Isa Dema”, në Pejë, meqenëse i njëjti ka qëndruar për një kohë tek bankomati dhe nuk i kanë dalur paratë, është larguar duke menduar se nuk ka para.

“Mё pas aty vjen njё person mashkull rreth moshёs 30 vjeçare i cili pasi qё vëren tё hollat qё ishin dalё nga bankomati tё njëjtat i merr dhe largohet me shpejtësi nga aty. Hetuesit pranё Stacionit Policor Pejё, gjatё hetimeve dhe shikimit tё kamerave nuk kanё arritur identifikimin e personit tё dyshuar, andaj me autorizim tё Prokurorit tё shtetit, publikohen fotogarfitё e personit tё dyshuar”, thuhet në njoftimin për media.

Policia me këtë rast ka kërkuar bashkëpunim për çdo informacion në lidhje me personin e dyshimtë.

Të ngjashme