ShowBiz
Mori kritika të shumta për golin e dytë të Italisë, Robert Berisha për Hysajn: Nuk ka dashur që ta prishë frizurën
Demokracia
12:38 | 18 Qershor 2024

Share:

Shqipëria tashmë ka nisur kampanjën e tyre të Kampionatit Evropian 2024, ku ndeshjen e parë e zhvilloi me Italinë.

Kuqezinjtë pësuan me rezultat 2-1 në ndeshjen e cila u zhvillua në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Megjithatë, vëmendje të madhe mori shmangia e Elseid Hysaj që bëri ndaj goditjes së Nicolo Barellas.

Foto: Screenshot/Facebook

Ai mori kritika të shumta në rrjet pasi e uli kokën në momentin që i erdhi topi.

Një koment në lidhje me këtë në ‘Euro Dueli’ e ka bërë edhe këngëtari Robert Berisha.

I njëjti me shaka thotë se Hysaj nuk ka dashur që ta prishë frizurën dhe se për këtë nuk ka reaguar.

“Janë bërë si modela, me tatuazhe, frizura. Ky nuk ka dashur që ta prishë frizurën o vëlla. Shikoje çfarë frizure. Sot një gabim ta bësh bëhet përrallë, edhe më herët ka pasur por nuk janë shfaq”, u shpreh ai.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024