Moti i ligë që ka përshirë Turqinë, ka bërë që një pjesë e klubeve kosovare që tash e disa ditë janë në Antalia duke zhvilluare një fazë të përgatitjeve për stinorin pranverorë, të ndryshojnë plan, shkruan SC Gjilani.
Bora sot ka befasuar edhe Antalinë, ku për herë të parë që nga vitit 1993 plazhië është mbuluar nga bora. Kjo ka ndikuar që edhe ndeshja miqësore e paraparë të luhet mes Gjilanit dhe Shakhter Karagandyt të shtyhet.
Lajmi është dhënë nga vet skuadra gjilanase përmes një postimi në Facebook.
“Sport Club Gjilani njofton se ndeshja miqësore ndaj Shakhter Karagandyt, e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 25 janar është anuluar për shkak të kushteve atmosferike.
Për zhvillimin e kësaj ndeshje dhe informatave të tjera në lidhje zhvillimin e fazës përgatitore në Antalia të Turqisë do ju mbajmë të informuar me kohë.
Skuadra do vijoj përgatitjet duke i’u përshtatur kushteve atmosferike për të vazhduar punën sistematike të nisur nga 5 janari i këtij viti”, ka shkruar SC Gjilani. /Demokracia.com