Lajme
“Mori fund ajo etapa: Rroga e vogël, fitimi i madh”, sekseri i VV-së iu bënte njerëzve llafe prej idealisti
Demokracia
21:30 | 25 Tetor 2022

Share:

Emri i ish-asamblistit të Vetëvendosjes, Liridon Fandaj është përmendur në dosjen e sekserëve që blinin ndikimin e kryeprokurorit të Apelit. Por, muaj më parë sekseri i VV-së iu bënte njerëzve llafe prej idealisti.

Në mars të këtij viti, Fandaj kishte shkruar në rrjetin social, Facebook statuse prej idealisti.

 

 

“Po hym në një etapë ku merr fund ajo parulla “rroga e vogël fitimi i madh” – ishte postimi i ish- asamblistit të VV.

Derisa, në shkurt kishte shkruar, “prokuroria Loading”- që duket të ketë lidhje me shokun e tij, Hasan Morina, i cili sipas Fandaj ka një lidhje në Prokurori, që është Haxhi Dërguti, kryeprokurori i Apelit.

Liridon Fandaj, ish- asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, i cili në qershor të këtij viti ishte arrestuar nën dyshimin për mashtrim me subvencione është përmendur edhe në dosjen e sekserëve që blinin ndikim e kryeprokurorit të Apelit.

“Kallxo Përnime” ka publikuar rrëfimin e biznesmenit Sali Dakaj i cili pretendon se i dha 150 mijë euro përmes Liridon Fandajt, që lënda e një borxhi prej 3.5 milionë euro të kthehet në favor të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Biznesmeni Dakaj ka treguar se e kishte një lëndë në Gjykatën e Prishtinës, një përmbarim borxhi, dhe gjatë kohës sa ka pritur të merrej vendimi, tek ai kishte shkuar Liridon Fandaj, i cili i kishte thënë se një shok i tij, Hasan Morina, e ka një lidhje në Prokurori.

Fandaj i kishte thënë Dakajt se nëse pranon t’i japë 300 mijë euro lënda kthehet në favorin e tij, përndryshe do ta humbte lëndën.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Fandajt më 29 qershor të këtij viti.

 

EKSKLUZIVE| Asamblisti i LVV-së në Suharekë në mesin e 11 të arrestuarve për dallavere me subvencione

 

Të ngjashme