ShowBiz
Morena Taraku reagon pas deklaratës së Stresit
Demokracia
20:54 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Stresi tashmë është kthyer në një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e famshme të Kosovës, Big Brother VIP Kosova.

Duke qenë se ka kaluar më shumë se një javë që nga nisja e këtij spektakli, 36-vjeçari ka qenë në vëmendje vazhdimisht për rrëfimet që ka bërë nga jeta dhe karriera profesionale.

Stresi në një bisedë me Andin ka treguar se ka shoqëri të ngushtë me femrat më të bukura shqiptare, madje ai tha se fle në krevat me ato.

“Më kanë vëlla të madh, e dinë çfarë respekti kam për ato”, u shpreh artisti teksa ka përmendur edhe emrin e Morena Tarakut.

Pas kësaj ka reaguar Morena, e cila është mikeshë e ngushtë me Stresin, ku ka zbuluar shumëçka në lidhje me të, duke treguar se çfarë njeriu është dhe se çfarë mund të bëjë më shumë.

Të ngjashme