Lajme
Morën peng emigrantët, Gjykata greke vendos për shqiptarin dhe miqtë e tij
Demokracia
17:47 | 25 Gusht 2023

Share:

Gjykata greke ka vendosur masën “arrest shtëpie” për biznesmenin shqiptar Astit Tota, dhe dy qytetarë grekë, të cilët e ndihumuan atë të mbyllnin brenda nja kamioni 13 emigrantë sirianë dhe pakistanezë duke i akuzuar për ndezjen e zjarreve në Greqi.

Gjithashtu autoritet greke iu kanë marrë pasaportën Totës dhe dy miqve të tij, në mënyrë që të mos largohen nga vendi.

Një ditë më parë Tota tha për mediat greke se veprimi i tij dhe i dy miqëve të tij është i justifikuar, pasi ata kanë ndaluar emigrantët që po tentonin t’i vinin zjarrin pyllit në Evros.

Ka qenë vetë Tota që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet  automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio me emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.

Të ngjashme
Lajme • 01 Maj 2024