Sport
Morën dozën e tretë, dy lojtarët e Tottenhamit apel qytetarëve për vaksinim
Demokracia
13:20 | 25 Dhjetor 2021

Share:

Me mbërritjen e variantit të ri të COVID-19, “Omicron” shumë shtete kanë shtuar masat për të frenuar përhapjen e saj, teksa disa prej vendeve kanë njoftuar dhe vaksinimin me dozat e treta për ta përballuar sa më lehtë virusin.

Një ndër ata persona që kanë marrë dozat përforcuese të vaksinës, siç njihet ndryshe dozat “Booster”, janë dy lojtarët e Tottenhamit, Dele Ali dhe Sergio Reguilon.

Të dy futbollistët e skuadrës londineze e kanë ndarë këtë moment me ndjekësit e tyre duke shkruar të qëndroni të shëndetshëm, duke i bërë një thirrje për ndërgjegjësim të gjithë qytetarëve për apel për vaksinim.

Të ngjashme