Kënga më e re e Lil Nas X është bërë kënga më e dëgjuar në Arabinë Saudite, një vend në të cilin homoseksualiteti mund të dënohet me vdekje.
Reperi së fundmi ka lansuar këngën “MONTERO (Call me by your name)”, e cila shumë shpejt u bë hit duke u dëgjuar në tërë botën.
I inspiruar nga filmi që trajton dashurinë mes dy burrave, videkolipi u komentua shumë për shkak të imazheve fetare dhe “adhurimit të djallit”.
Përmes një postimi në Twitter, reperi tregoi se kënga e tij kryeson në tabelën e Apple Music në Arabinë Saudite, vendi që ndalon homoseksualitetin me masën e zbatimit të dënimit me vdekje.
WE NUMBER 1 IN SAUDI ARABIA WTF LETS GOOOO pic.twitter.com/bAvdP3M1sq
— ☆ (@LilNasX) April 12, 2021
Arabia Saudite operon një kod penal të pakodifikuar bazuar në ligjin e Sheriatit. Pra, ndërsa nuk ka ligj penal, si seksi jashtë martese ashtu edhe martesa e të njejtës gjini është e paligjshme, dhe intimiteti me gjininë e njejtë konsiderohet gjithashtu krim. /Demokracia.com/