Lajme
Monitoruesit e universitetit që s’dinë si shkruhet shkurtesa e organizatës së tyre, bëjnë sfilatë në Fakultetin e Mjekësisë
Demokracia
21:26 | 04 Maj 2023

Share:

Të mërkurën, drejtues e aktivistë të organizatës që monitorojnë Universitetin e Prishtinës, kanë zhvilluar një sfilatë në Fakultetin e Mjekësisë.

Ashtu siç nuk dinë ta shkruajnë shkurtesën e organizatës së tyre, edhe pse janë munduar ta tregojnë këtë me statistika, ata kanë përdorur shprehje joadekuate për ta treguar vlerën e këtij fakulteti: “Fabrikë” e mjekëve të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Përdorimi i fjalës “fabrikë” për një institucion shkencor të mjekësisë është i pavend. Fakulteti i Mjekësisë nuk është një fabrikë ku prodhohen konstruksione metalike a të ngjashme. Fakulteti i Mjekësisë është një institucion shkencor, ku përgatiten e zhvillohen kujdestarët e shëndetit.

Huqja me përdorimin e saktë të emrave dhe fjalëve duket se është elementi i parë që e ka shoqëruar këtë organizatë qysh në fillimet e saj.

Edhe pse është e emërtuar në shqip “Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim”, bie në sy fakti që monitoruesit e universitetit nuk dinë ta shkruajnë akronimin e organizatës së tyre. E shkruajnë ORCA, në vend se ta shkruanin ORrCA.

Është vetëm një ‘r’ që mungon në shkurtesën e kësaj organizate që e bënë dallimin e madh, sepse vetëm kështu cilësia në arsim do të “rritet”. Nëse do të mbetej vetëm të “ritet” cilësia në arsim, ky do të ishte një problem i madh dhe shkolla shqipe vështirë të thuhet se do të përparonte./Demokracia.com/

Të ngjashme