ShowBiz
Monika Salihu tregon se a do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2
Demokracia
10:56 | 15 Tetor 2023

Share:

Këngëtarja e njohur, Monika Salihu, ka tash e sa javë që përlitet në media si një emër i mundshëm për t’u hyrë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Por, një mundësi të tillë Monika e ka mohuar.

Ajo për emisionin Prive, tha se ka mbetur e habitur me të dëgjuar lajmin, pasi as nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e BBVK.

“Kam parë se do të futem në Big Brother, unë sa e di do të nisem për në Gjermani, i kam punët e mia. Punoj atje, unë erdha këtu vetëm për të xhiruar dhe sa i përket Big Brother, as nuk më kanë thirrur”, tha Salihu.

Të ngjashme