Sport
Momente qesharake për futbollistin e Anglisë: Rice po pret akoma në “Air Albania” me dorën e ngritur
Demokracia
15:51 | 29 Mars 2021

Share:

Anglia ka marrë një fitore më shumë peshë ndaj Shqipërisë mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, momenti i festës së Anglisë te goli i parë i shënuar ndaj Shqipërisë, është bërë “hit” në rrjetet sociale.

Protagonist ishte mesfushori Race, Ai ka kërkuar që të festojë së bashku me shokët e ekipit duke ngritur dorën dhe duke pritur që dikush prej futbollistëve të tjerë t’ia kthente me të njëjtën mënyrë, megjithatë ai ishte i harruar nga shokët e skuadrës.

“Legjenda thotë se Race po pret akoma me dorën e ngritur”, ishte mbishkrimi në video që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Nuk kanë munguar reagimet edhe të disa prej futbollistëve të Anglisë, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë humor me këtë moment. /Demokracia.com

https://twitter.com/i/status/1376218778787282946

Të ngjashme