Shqipëria u përfaqësua denjësisht në Eurovision 2025 dhe kualifikimi i Shkodrës Elektronike në finale ishte ndër momentet më të komentuar të mbrëmjes. Pas emocioneve të performancës, një tjetër çast u bë viral: Beatriçe Gjergji, vokalistja karizmatike e grupit, u përqafua dhe u puth me partnerin e saj, muzikantin italian Marcello Batelli.
Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ka qenë shumë e komentuar publikisht, Marcello është parë shpesh pranë Beatriçes në koncerte dhe evente muzikore.
Ata kanë postuar vazhdimisht foto të njëri-tjetrit në rrjetet e tyre sociale.
Marcello Batelli është një muzikant dhe producent italian, i njohur për kontributin e tij në skenën alternative dhe eksperimentale të muzikës rock në Itali. Ai është bashkuar së fundmi me duon italiane Bachi da Pietra, ku luan kitarë dhe kontribuon në krijimin e këngëve. Përveç kësaj, ai ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm në projekte muzikore si kitarist, producent dhe inxhinier zëri.