Lajme
Momenti që mund t’iu ketë ikur nga Kuvendi: Kurti s’e shikon e as s’e përshëndet Haxhiun
Demokracia
14:16 | 17 Maj 2025

Share:

Nuk dihet nëse janë takuar para vazhdimit të seancës konstituive, megjithatë, kryeministri në largim, Albin Kurti dhe kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk janë përshëndetur fare në sallën e Kuvendit gjatë së shtunës.

Siç raportoi Nacionale edhe më herët, Kurti ishte ndër të parët nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që arriti sot në Kuvendin e Kosovës, derisa pati një vonesë rreth 40 minutëshe.

Në një video, Kurti shihet i ulur në karrigen e tij, ndërsa më pas në sallë hyn Haxhiu.

Këtë të fundit ai nuk e shikon, e as s’e përshëndet.

Theksojmë se edhe tentimi i 17-të i deputetëve për konstituimin e Kuvendit ka dështuar.

Kjo pasi partitë politike nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre për seancën konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Propozimi i VV-së për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë sërish nuk e ka marrë mbështetjen e nevojshme.

Pro këtij komisioni kanë votuar vetëm 53 deputetë, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të hënën në orën 10:30.

Të ngjashme