Lajme
Momenti kur vetura godet një grua në Tiranë
Demokracia
17:57 | 24 Korrik 2023

Share:

Një numër i lartë aksidentesh kanë ndodhur së fundmi në vend, disa me pasoja fatale e me disa që kanë shpëtuar për mrekulli.

Kështu ka ndodhur edhe në një prej rrugëve të Tiranës, ku një grua përpiqet të kalojë rrugën, në fakt jo tek vijat e bardha.

Teksa përpiqej të kalonte një makinë e ka përplasur duke e hedhur në tokë. Menjëherë ngjarja ka tërhequr vëmendjen e dëshmitarëve.

Për fat të mirë këmbësorja është jashtë rrezikut për jetën.  Policia ka njoftuar së fundmi se do të gjobisë edhe të gjithë këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

VIDEO

Të ngjashme