Lajme
Momenti kur shpërthen zjarri në objektin e Komunës së Prishtinës
Demokracia
20:25 | 15 Korrik 2021

Share:

Objekti i ri i Komunës së Prishtinës ishte përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Lexues për Klan Kosovën kanë dërguar nga vendi i ngjarjes ku shihet se ishte një tym i madh.

Për këtë kanë reaguar nga Komuna e Prishtinës të cilët me anë të një njoftimi kanë thënë se në objekt nga një trafo elektrike ka shpërthyer zjarr, pasditen e së enjtes.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, nga zjarri nuk raportohet sa ka pasur të lënduar, ndërsa punëtorët dhe personat e gjendur brenda komunës janë evakuuar, ndërsa zjarri është shuar pak më pas nga ekipi i zjarrfikësve.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.

https://fb.watch/v/1TOJbrkcy/

 

Të ngjashme