ShowBiz
Momenti kur Princi Harry reagon me shpejtësi pasi dora e tij përjetoi elektricitet kur u përshëndet me fansin
Demokracia
16:36 | 17 Prill 2022

Share:

Princi Harry dhe Meghan Markle ndodhen këto ditë në Holandë për Lojërat Invictus.

Një video e publikuar së fundmi në Twitter tregon Dukën 37-vjeçar të Sussex-it me shpirt të ngazëllyer, i hipur në një veturë luksoze me gruan e tij Meghan Markle, teksa arrinin së bashku në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus në Hagë të shtunën.

Duke ngadalësuar Land Rover-in e sigurisë së lartë për të përshëndetur një grumbull fansash – Princi u pa duke reaguar me shpejtësi kur gjatë përshëndetjes me shuplakë me një prej fansave, dora e tij përjetoi elektricitet, shkruan DailyMail.

Një fans publikoi videon në Twitter, e cila tregon Princin Harry në timonin e Land Rover-it, i veshur me një bluzë të shkurtër dhe syze dielli.

Çifti, i cili mbërriti në Zuiderpark rreth orës së drekës, dukeshin në humor të mirë ndërsa ngadalësuan automjetin për të folur me ata që ishin mbledhur për t’i përshëndetur.

Pasi uli xhamin e dritares poshtë, Princi Harry u përkul përpara për të folur me një grup të rinjsh që ishin aty pranë për t’i përshëndetur ata.

“Hej djema”, tha ai i gëzuar, përpara se të bërtiste “ahhh” kur një fans e përshëndeti me pesë gishtat e tij, dhe kështu duart e të dyve përjetuan pak drridhje.

Princi nuk dukej i mërzitur nga tronditja e papritur e elektricitetit, ndërsa qeshi dhe shtrëngoi dorën për të larguar ndjenjën, ndërsa Meghan e shikonte, gjithashtu e kënaqur nga ndërveprimi.

Princi Harry vazhdoi të takonte më poshtë pesë fëmijët e tjerë, përpara se të zhvillonte një bisedë të shkurtër përpara ceremonisë së hapjes.

“Përshëndetje, më vjen mirë që ju shoh. A do të ju shoh sonte, në prapaskenë?”, pyeti Princi Harry.

“A po kënaqeni? Shihemi më vonë, mirupafshim”, vazhdoi ai.

Duka i Sussex-it dukej në humor të mirë teksa ktheu vëmendjen në rrugë dhe u largua me shikuesit që xhironin në telefonat e tyre dhe bërtisnin ‘mirupafshim’.

Të ngjashme