Lajme
Momenti kur policia e qëllon për vdekje autoren që vrau gjashtë persona në një shkollë në SHBA
Demokracia
18:29 | 28 Mars 2023

Share:

Audrey Hale, është autorja e cila kreu një krim makabër në një shkollë në Nashville të Tennessee gjatë së shtunës.

28-vjeçarja vrau gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe tre nxënës.

15 minutave pas ngjarjes tragjike, policia e kishte rrethuar shkollën.

Oficerët policorë, u konfrontuan me autoren e krimit, duke e qëlluar për vdekje.

Policia metropolitane e Nashville-it, i ka publikuar pamjet nga rasti tragjik.

Siç raportohet, policët që qëlluan për vdekje Audrey Hale, ishin Rex Englebert, Michael Collazo.

Pamjet janë publikuar nga kamerat e vendosura në trupat e policëve.

VIDEO:

Të ngjashme