Lajme
Momenti kur polici i maskuar si “Babadimër” arreston trafikantët e drogës në Peru
Demokracia
16:23 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Një grup oficerësh policie në Peru , njëri prej të cilëve ishte maskuar si Santa Claus për të qenë “i pazbuluar”, çmontoi një bandë trafikantësh droge në një qytet në veri të Limës.

Oficerët e policisë kanë surprizuar dy personat që po shisnin marihuanë në një shtëpi në Urale. Njëri prej tyre “u veshu si Santa Claus për të kaluar pa u vënë re në këtë lagje të rrezikshme”, u tha gazetarëve koloneli Walter Palomino, kreu i njësisë së narkotikëve të policisë peruane.

“Strategjia jonë ka qenë e suksesshme,” shtoi ai.

Babagjyshi” nuk ka hyrë nga oxhaku për të ndarë dhuratat por ka thyer derën e shtëpisë dhe ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.

Në këtë operacion u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan qindra pako marijuanë, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.

Të ngjashme