Sport
Momenti kur Milot Rashica dështoi të shënojë i vetëm me portier kundër Bayern Munichut
Demokracia
18:26 | 13 Mars 2021

Share:

Bayern Munichu ka regjistruar fitoren e radhës në elitën e futbollit gjerman.

Në “Weserstadion”, bavarezët ishin mysafirë të Werder Bremenit sot, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga i takoi Bayern Munichut me rezultat të pastër, 1:3.

Sulmuesi shqiptar, Milot Rashica luajti 90 minuta sot për Werder Bremenin dhe bëri një paraqitje solide në sulm.

Në minutën e 85-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Rashica u gjend i vetëm me portier, por nuk arriti të shënojë dhe nga topi i kthyer shënoi bashkëlojtari i tij.

Me këtë fitore, Bayern Munich mbetet në vendin e parë me 58 pikë, kurse Werder Bremeni në vendin e 12-të me 30 sosh. /Demokracia.com

 

Të ngjashme