Sport
Momenti kur mijëra algjerianë brohorisin emrin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”
Demokracia
14:08 | 26 Qershor 2022

Share:

Sportistët nga Kosova kanë bërë parakalimin e tyre para më shumë se 50 mijë tifozëve në hapjen e ceremonisë të Lojërave Mesdhetare.

Ky kompeticion këtë vit po mbahet në Oran të Algjerisë, shtet ky që ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ndërkohë, ekipi i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë që do të garojnë në 13 sporte të ndryshme.

Në ceremoninë hapëse, flamurin e bartën mundësi Egzon Shala dhe karateistja Fortesa Orana.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka publikuar tashmë një video, ku dëgjohen mijëra algjerianë duke brohoritur: “Kosova, Kosova” në këtë ceremoni.

Ndryshe, ky kompeticion nisi më 25 qershor dhe do të mbyllet më 6 korrik./Demokracia.com/

Të ngjashme