Sport
Momenti kur lojtari i Villarrealit lëndohet rëndë, mes lotësh dhe dhimbjeve largohet me barelë nga fusha
Demokracia
11:03 | 13 Shkurt 2023

Share:

Ish-mesfushori i Arsenalit, Francis Coquelin, pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Villarrealit kundër Barcelonës të dielën mbrëma në La Liga.

31-vjeçari përdredhi gjurin teksa ishte në një duel me futbollistin e Barcelonës, Kessie, përcjell Demokracia.com.

Si shkak i lëndimit të rëndë që pësoi, Coquelin mes lotësh u largua me barelë.

Lojtarët e të dyja skuadrave dukeshin të tronditur teksa ish-reprezentuesi U-21 po përballonte dhimbjet.

Ai kishte nevojë për dy minuta trajtim, por ishte e qartë se ai nuk mund të vazhdonte.

Villarreal e zëvendësoi atë me Samuel Chukëueze dhjetë minuta para fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme