Sport
Momenti kur lojtari i Rangers bën ndërhyrje të ashpër në kapitenin e Frankfurtit, gjyqtari e fali
Demokracia
22:15 | 18 Maj 2022

Share:

Rangers është me fat që nuk është me 10 lojtarë në fushë nga minutat e para të takimit final në Ligën e Evropës kundër Eintracht Frankfurtit.

Rrjedhte vetëm minuta e pestë e përballjes në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” kur futbollisti John Lundstram bëri një ndërhyrje tejet të rrezikshme në kapitenin e Frankfurtit, Rode.

Lundstram ngriti këmbën më shumë seç duhet në një dyluftim për topin me ç’rast e goditi në kokë Roden, shkruan Demokracia.com.

Stafi mjekësor intervenoi menjëherë duke ia lidhur kokën e cila në plan të parë u pa se ishte e gjakosur.

Gjyqtari kryesor i këtij takimi befasoi të gjithë kur nuk e ndëshkoi Lundstramin me asnjë karton.

Pjesa e parë ndërmjet dy skuadrave ka përfunduar baras 0-0./Demokracia.com/

Të ngjashme