Lajme
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoze me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Demokracia
10:07 | 23 Prill 2024

Share:

Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë seancë bujë të madhe bëri veprimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila kishte marrë me vete katër gra frymëzuese kosovare që janë të mbijetuara të luftës së fundit në Kosovë.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Vuçiqit i cili përveç reagimeve shfaqi edhe tensioni qysh në fillim të seancës.

Ishte momenti kur kryesuesja e seancës Vanessa Fraser nga Malta prezantoi pjesëmarrësit dhe tha se Osmani e Vuçiq kishin rënë dakord për 3 minuta fjalim secili.

Për këtë reagoi presidenti serb duke thënë se për këtë nuk i ka rakord dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”.

Frazer u përgjigj se ishte dakord, dhe Vuçiq e preu atë i indinjuar: “Jo, nuk u ra dakord“.

Më pas Fraser ngriti zërin dhe filloi të godiste grushtin e saj në tavolinë, duke thënë se ishte dakord dhe se zëvendësi i saj i tha se ishte dakord me presidentin serb.

Ajo ka treguar se nuk lejon që zëvendësi i saj të paraqitet si gënjeshtar.

“Unë vetëm…”, u përpoq të shpjegonte diçka Vuçiq, por kryesuesi e ndërpreu dhe nuk e la të fliste përtej prezantimit për të cilin kishte ardhur.

“Faleminderit zoti President, keni tre minuta kohë”, përfundoi Fraser.

Të ngjashme