Lajme
Momenti kur Jusuf Azemi përplaset me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi
Demokracia
17:07 | 13 Prill 2022

Share:

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale gjatë ditës së sotme ka pasur takim me grupin e laborantëve të lartë të mjekësisë si dhe përfaqësues të sindikatës së nëpunësve të shtetit të viteve të 90–ta.

Me secilin prej palëve ishte parapa që takimi të zgjatë 30 minuta, raporton EO.

Ky komision në agjendë e kishte edhe takimin me përfaqësues të sindikatës së pavarur të sektorit  privat, në ora 14:00 deri në ora 14:30, por ky takim nuk u mbajt.

Për shkak të takimit të tej zgjatur me grupin paraprak pati një përplasje verbale  në mes të Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe Kryetares së këtij komisioni, Fatmire Kollqaku.

Kollqaku i tha Azemit se mund të vini tjera herë e se dyert e komisionit janë të hapura, e Azemi i tha se tjera herë nuk do të vijnë më.

“Në ora tre kemi takim me media, ne duhet me shku. Kërkojmë falje po neve na duhet me shku.. jo për besë tjera herë nuk vijmë”, i tha Jusuf Azemi.

 

Të ngjashme