Lajme
Momenti kur gazetarja nxirret jashtë, pasi Osmani-Sadriu bëhet nervoz me pyetjen që ia bën për bashkëshortin e saj
Demokracia
17:08 | 10 Shkurt 2022

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është përplasur me një gazetare, gjatë takimit me familjarët e dëshmorëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Teksa një gazetare e pyeti Osmanin për komentin e saj lidhur me deklaratat skandaloze për media të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut, e para e vendit nuk pranoi ta bëjë asnjë koment, përveç përseritjes së fjalisë “jemi në takim, nuk është korrekte. Po i ofendoni familjarët”, shkruan Demokracia.com.

“Jemi në takim, komenti im është se jeni duke ofenduar familjet që janë këtu”, dëgjohet duke thënë Osmani.

Madje, në bazë të fjalëve të presidentes “Flor mos e prek”, lë të kuptohet se rojat e saj tentuan t’i largonin me dhunë gazetarët nga salla ku po mbahej takimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme