Lajme
Momenti kur gazetarët i largojnë mikrofonat- Qeveria e incizon dhe e publikon vet konferencën e Ministres
Demokracia
17:19 | 01 Gusht 2023

Share:

Një konferencë të paralajmëruar që nga dje të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e bojkotuan sot gazetarët. Kësisoj Qeveria u detyrua ta inzicojë vetë dhe ta publikojë në faqen zyrtare të saj në Facebook.

Menjëherë si nisi konferenca, gazetarët kanë tërhequr një nga një mikrofonët e mediave që përfaqësojnë.

Bojkoti ndodhi një ditë pasi gazetarët të mbështetur nga shoqëria civile, mbajtën protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për pezullimin e licencës së Klan Kosovës.

Video e publikuar nga Qeveria e Kosovës:

Të ngjashme