Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë një video ku në aeroplanmbajtësen amerikane USS Harry S. Truman valëvitet flamuri shqiptar. Ajo e cilëson vizitën e ambasadores Yuri Kim dhe drejtuesve të lartë shqiptarë si një piketë në marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Shihni momentet filmike të delegacionit shqiptar dhe Ambasadores Kim teksa kanë mundësinë e rallë për të parë nga afër operacionet e fluturimit të avionëve luftarakë F-18 në kuvertën e fluturimit të aeroplanmbajtëses ndërsa po lundronte në detin Adriatik. Kjo vizitë ishte një tjetër piketë në marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa këtë vit shënojmë 100 vjetorin e marrëdhënies sonë”, shkruan ambasada.