Lajme
Momenti kur FBI britanike neutralizon bandën e armatosur
Demokracia
19:06 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Policia britanike ka shpërndarë pamjet e një super-operacioni të efektivëve të FBI-së ndaj një grupi trafikantësh armësh, të cilët janë burgosur me 32 vite në total.

Në pamjet duket se si Carl Brookes 38 vjeç, Richard Davis 36 vjeç, Callum Meah 26 vjeç, Jordan Feeney 28 vjeç dhe Robert Clark 32 vjeç, u ndalën nga policia britanike teksa udhëtonin me “BMË”-në e tyre në Kings Norton, Birmingham.

Ndër të tjera në pamje shikohet se si të ndaluarve iu vunë armët në fytyrë në momentin kur i nxorën nga makina e tyre, ndërsa më pas i arrestuan.

“Policia e armatosur, rrini aty ku jeni, në tokë. Shtrihuni në tokë tani dhe mbani duart lart”! Policia britanike iu drejtohet të ndaluarve

Policia gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin të dyshuarit gjetën: armë dore, municione, thika dhe sende të forta.

Të pestë djemtë e ndaluar u shpallën fajtorë dhe u dënuan në 8 nëntor të këtij viti, ndërsa dënimet për ta ishin të ndara mes 5-7 vite secili.

Të ngjashme