Lajme
Momenti kur Dodik e kupton në kuvend për sanksionet e Britanisë së Madhe
Demokracia
16:34 | 11 Prill 2022

Share:

Derisa po mbahej seanca e Kuvendit të Republikës Sërpska, Britania e Madhe njoftoi për vendosjen e sanksioneve kundër politikanëve serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq.

Kjo gjë e zemëroi dukshëm anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, i cili shfryu ndaj opozitës pasi e mori lajmin drejtpërdrejt në seancën e kuvendit.

Dodik e mori menjëherë fjalën, lexoi lajmin për sanksionet e vendosura kundër tij dhe presidentes së etnitetit të Republikës Sërpska.

Para se të lexonte lajmin, ai tha: “Unë nuk kam asnjë pronë në Britaninë e Madhe dhe nuk kam qenë atje qe 10 vjet”.

Më pas, ai lexoi me qetësi deklaratën e Sekretares së Jashtme britanike, Liz Truss, e cila shpjegonte arsyen e vendosjes së sanksioneve ndaj dy politikanëve serbë të Bosnjës.

Dodik deklaroi se fjalët e Truss i ngjasonin shumë me ato të cilat i dëgjon nga opozita e tij në Republikës Sërpska.

“Tre njerëz nga kryesia e Partisë së Progresit Demokratik [parti opozitare serbe në Bosnjë] kanë prona të paluajtshme në Londër, unë nuk kam”, tha Dodik.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka akuzuar dy zyrtarët se janë trimëruar nga agresioni i presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.

“Të dy politikanët janë duke minuar me qëllim paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë Truss.

“Të inkurajuar nga Putini, sjellja e tyre e pamatur kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”.

 

Të ngjashme