Sport
Momenti kur Ardon Jashari i jep fanellën Granit Xhakës, fanellë kjo që më pas pushtoi botën
Demokracia
18:32 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Granit Xhaka mbetet figura kryesore te Zvicra pas fitores spektakolare mbrëmë ndaj Serbisë, shkruan Demokracia.com.

Helvetikët triumfuan me rezultat 3:2 duke u kualifikuar tutje derisa eliminuan Serbinë nga Botërori 2022.

Mirëpo më shumë sesa rezultati bujë bëri paraqitja e Granit Xhakës gjatë festës së fitores. Ai shihej me fanellën e Ardon Jasharit, mbiemri i të cilit lidhej ngushtë me sakrificën e madhe të familjes Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Tash e dy ditë flitet vetëm për këtë festë të Xhakës i cili duket se edhe për shumë vjet do të mbetet figura më tragjike për Serbinë.

Për më shumë ndiqeni VIDEON më poshtë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme