Sport
Momenti kur Allegrin e “lëshuan nervat” në finale, u kap me Martinezin për këtë arsye
Demokracia
11:14 | 12 Maj 2022

Share:

Trajneri i Juventusit, Allegri, nuk e ka patur aspakt të thjeshtë të përmbajë nervat në shtesat e finales së Kupës së Italisë.

Interi shënoi golin e katërt nga Ivan Perisic dhe Allegrit nuk i ka pëlqyer festimi i Lautaro Martinez dhe kështu ka nisur debatin me të ku dukej shumë i revoltuar.

Situata filloji të përshkallëzohej dhe gjyqtari kryesor u detyrua të nxirrte kartonin e kuq nga xhepi për të nxjerrë jashtë loje trajnerin e Juventusit.

Ai filloi të hidhte fjalë mbi pankinën e Interit dhe kështu lojtarët e tij u detyruan ta kapnin prej krahu dhe ta nxirrnin nga fusha./Demokracia.com/

Të ngjashme