Një person ka mbetur i vdekur sot si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.

Viktima është rreth 30-vjeçar, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai bëri të ditur se si pasojë e rrëzimit të lisit e lënduar ka mbetur edhe një 30 vjeçare e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkohë Telegrafi ka siguruar pamjet kur lisi rrëzohet në tokë si pasojë e erërave të forta, duke zënë një veturë.

E lënduara është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.