Sport
Momenti i pazakontë i duelit Chelsea – Real Madrid, Valverde e lëndoi Ancelottin
Demokracia
10:30 | 07 Prill 2022

Share:

Të lëndohen lojtarët në dyluftim më njëri-tjetrin në fushë është dukuri normale në futboll. Por, një lojtar ta lëndojë një trajner ndodhë në pak raste.

Njëjtë ishte edhe në duelin e mbrëmshëm mes Chelseat dhe Real Madridit në takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Federic Valverde në një moment gjatë takimit e lëndoi trajnerin e tij, Carlo Ancelottin.

Reprezentuesi uruguaian kishte një dyluftim në ajër me Azpilicuetan e Chelseas në afëri të zonës ku qëndronte trajneri italian.


Valverde pas dyluftimin në ajër u përplas me trajnerin Ancelotti, i cili mbeti i lënduar, por pa diçka serioze.

Gjyqtari i katërt i takimit iu afrua atij për t’i ndihmuar, derisa Ancelotti e kaloi shpejt dëmtimin./Demokracia.com/

Të ngjashme